Vendosni fjalën kyçe....

I arrestuar për ndikim të paligjshëm, GJKKO liron avokatin Arben Lena


Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia avokatin e Korçës Arben Lena, të arrestuar për ndikim të paligjshëm.

Sipas raportimeve në media, Lena do të qëndrojë në masën e arrestit shtëpiak, deri në përfundim të hetimeve.

Ai u arrestua në janar të këtij viti me dyshimin se do të ndikonte në gjykatën e apelit të Korçës për lirimin e një të arrestuari për trafik klandestinësh.