Interpelanca për Aministinë Penale e thirrur nga deputeti i PD-së Alibeaj ka degraduar në ‘biseda për leshin e flokët’ mes ministrit të Drejtësisë Manja e kreut të PD-së Basha.
Manja e këshilloi Bashën që të bëjë më kujdes me bojën e flokëve ndërsa demokrati iu përgjigj duke i thënë se shqiptarët nuk ia kanë borxh që të merrej me leshtë e tij.
Pjesë nga replikat
Manja: Ti kujdes me bojën, herë tjetër nxiji më shumë.
Basha: S’ta kanë borxh shqiptarët që merresh me leshtë e mi. Nuk i kam parë kurrë aktiv anëtarët e grupit tënd për të të mbrojtur. Nuk ta kanë borxh shqiptarët që merresh me lesht e mi. Të ngelën lesht e mi në gojë. Nuk jeni që puthët e përqafuat sebepin e 21 janarit? E bëtë president. Pse duhet të prisnit Strasburgun. Apo kur kryeministri i një vendi të NATO- s korruptoi një zyrtar të FBI. Këto janë gjëra të konsumuara. Ti nuk i thua dot shqiptarëve sot pse bashkë me bashkëpunëtorët e tu i gënjeve kur amnistove ata që amnistove dhe le në burg fëmijët e tyre. Ti dhe shefi yt jeni nona e korrupsionit.
Manja: Mua më bien flokët ty të shtohen, ky është halli im. Ndryshe nga ti, kur të tutë thonë që gënjen edhe për orën, të mitë ende nuk e kanë thënë për mua, sepse ditën kur do ta thonë do iki nga politika.