Ministri i Drejtësisë Manja ka replikuar ashpër me Bashën duke i kërkuar që të shkojë në SPAK për të gjitha dosjet ku përmendet emri i tij.
Gjatë përgjigjes së tij për kreun e PD-së, ai i kërkoi këtij të fundit që të shkojë për përgjigjet për 21 janarin ku katër qytetarë u vranë në bulevard në kohën kur ai ishte ministër i Brendshëm.
Manja i përmendi Bashës edhe Rrugën e Kombit dhe lobimin rus.
“i që është pas teje të shkojë në SPAK dhe të thotë unë vihem në dispozicion që të hetohem për rrugën e kombit se i kam shpëtuar me raport mjeku, e dashur drejtësi e re kam një çështje të lobimit rus që e ka pushuar Prokuroria e Tiranës dhe dua ta hetoni ju, kjo është më dashuria për SPAK. Është një çështje tjetër që ka thënë Strasburgu, 21 janari është krim shtetëror i pahetuar. Moralisht të jesh ish-ministër i Brendshëm, të vriten 4 qytetarë të pafajshëm dhe mos të ndjesh detyrim moral të vihet në dispozicion të drejtësisë së re, ku është moral për SPAK-un. Aty e keni, nëse e doni shkoni të jemi të gjithë të barabartë përpara ligjit.” – tha Manja.