Vendosni fjalën kyçe....

Manja i kthehet Alibeajt: Vjen dhe shet moral e të qan zemra për SPAK, as kur kur të bëri Berisha ministër nuk u kënaqe


I ashpër është treguar në replikën e tij ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, me deputetin e PD-së, Enkelejd Alibeaj. Ai nuk u ndal ndaj Alibeajt, ndërsa tha se ky i fundit ishte shumë rëndë.

“Je shumë rëndë, se si jurist e thashë në seancën tjetër, Por edhe si njeri.

Si vë dorën në zemër e të qan zemra për viktimat e drejtësisë, kur në komision the dua amnisti për ata që i prenë gishtat polices? Tani bën moral. Ç’është ky budallallëk këtu. Ti je i pakënaqur si njeri me veten. Kur nuk u kënaqë as kur të bëri ministër Berisha…

Tregoni vullnetin për të mbështetur SPAK dhe drejtësinë e re. Ai që është pas teje të thotë jam në dispozicion të hetohem për Rrugën e Kombit se kam shpëtuar me raport mjeku.

Kam një çështje të lobimit rus, por dua ta hetoni ju. Kjo është dashuria për SPAK. Ti thinjesh mua më bien flokët.

Të jesh ish-ministër i Brendshëm, të vriten 4 protestues dhe mos të kesh moral, ku është morali i drejtë?! Duhet të jemi të gjithë njësoj para ligjit. S’ka një i nënës, një i babës. Ju keni ngritur një furtunë në dorë. Mos e barazoni veten me 8 fakirë, që sanksioni dhe veprat i përcakton ligji dhe jo ju! Kur ti kesh emrat nga institucionet, silli. Unë thash; nuk pranoj që të votoj amnistinë me 84 vota, dua mbi 100 vota. Ju e keni njëri me tjetrin dhe ktheni gishtin këtu. Fole qepar, të rrëshqiti goja dhe the; pazare dhe allishverishe. Nxirrni emrat. Ti ke për të ngelur gjithë jetën i pakënaqur se është çështje karakteri”, u shpreh Manja.