Po mbahet sot para Kuvendit protesta e minatorëve të cilët kërkojnë miratimin e statusit të veçantë.
Ata kanë kërkuar të futen në godinën e Kuvendit ndërsa synuan takimin me deputetët përfaqësues.
“Nuk jemi këtu për të bërë luftë. Duam të takojmë deputetin përfaqësues”, tha njëri prej tyre.
Minatorët janë penguar nga efektivët policorë.