Vendosni fjalën kyçe....

Shtëpia e terrorit – Pronarët e Pitbullit i çojnë qenushët për t’i shqyer


Një video është bërë virale në rrjetet sociale, pasi qentë e rrezikshëm Pitbull shihen teksa shqyejnë qenushët e tjerë më të vegjël.

Videoja e publikuar në faqen  e instagramit arsalbania, shkruan se janë vënë në dijeni, pasi vetë personat që qëndrojnë në atë godinë, si duket njëkohësisht pronarë të pitbullëve, futin vazhdimisht qen më të vegjël me qëllim që të shqyhen nga ata.

 

Postimi:

Raportohet ky rast i rende, ku ky pitbull shqyen nje tjeter qen.

Dikush na shkruan qe ne kete godine prane ekonomikut, personat qe qendrojne aty fusin vazhdimisht qen te tjere te vegjel dhe pit bullet i vrasin.

Ju lutemi nese keni me shume informacion, na shkruani.

I lutemi policise se shtetit te veproje duke konstatuar dhe marre masa per kete gjendje.