Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp nga selia, foli në lidhje me projektligjin për shëndetin riprodhues.
Ai ka reaguar në lidhje me deklaratën e krerëve të komuniteteve fetare se nuk janë thirrur në një debat në lidhje me këtë çështje, duke u thënë të mos shqetësohen sepse populli shqiptar nuk do të lejojë miratimin e një ligji të tillë.
Meta tha se kushdo që përpiqet të kthejë vendin tonë në një fermë surrogacie do të çuditet nga përgjigje që do të marrë nga shqiptarët.
Ai ka lënë porosi për anëtarët e partisë që të jenë sa më aktivë në rrjetet sociale për të përçuar mesazhin dhe programin e partisë.
“Krerët e besimeve fetare: Jini të qetë. Për ne tentativa për të shndërruar këtë vend në një fermë laboratorike të internacionales surrogate do marrë përgjigje të merituar. Agresioni i 7 prillit nuk është asgjë para kësaj. Tashmë ne e kemi përgjigjen me 5 prioritetet. Nëse kujtojnë se gjaku i shqiptarëve është bërë ujë, do të çuditen edhe vetë kudo janë për përgjigjen që do tu japë populli i lirisë dhe dinjitetit. Nuk kemi moshë për të dalë me tanga”, tha ai.