Vendosni fjalën kyçe....

500 raste nepotizmi në Dogana e Tatime, 3.3 miliardë euro kosto, do e shkulim njësoj si te PL-ja – Meta


Ilir Meta tha se nepotizmi në administratë do ç’rrënjoset njësoj si ndodhi në Partinë e Lirisë.

Në një shënim në rrjetet sociale ai tha se në Dogana e Tatime ka 500 raste nepozitmi  që u kushtojnë shqiptarëve 3.3 miliardë euro.

“Ne që po çrrënjosim nepotizmin sot si fenomen në partinë tonë, ne do ta çrrënjosim nepotizmin nesër për 24 orë në administratën shtetërore. 500 raste nepotizmi ka në Dogana dhe Tatime. 3.3 miliardë euro u vidhen çdo vit shqiptarëve, që nuk hyjnë në Buxhetin e Shtetit për shkak të këtij nepotizmi dhe korrupsioni kriminal.”, shkruan Meta.