Vendosni fjalën kyçe....

Atentat mafioz në Athinë, ekzekutohet në sy të gruas e djalit të mitur 32-vjeçari, armik i Ervis Martinajt


I riu i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në një atentat mafioz në kryeqytetin grek Athinë është identitikuar si Roan Brahimi, armiku i Ervis Martinajt. 32-vjeçari ishte në makinë me bashkëshorten Katerina Beqo dhe djalin e mitur kur dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar me 3 plumba.

37-vjeçarja është lënduar lehtë ndërsa Brahimi ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 21:30 të mbrëmjes në kryqëzimin e rrugëve “Messolonghiou” dhe “Tsaldari” ku çifti kishte shkuar për të marrë djalin nga parku i lojrave.

Roan Brahimi një emër i njohur për policinë shqiptare i shpallur në kërkim për atentatin e 22 korrikut 2022, ku shpëtoi Ylli Brahimi dhe u vra Klisman Preçi.

Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi.