Vendosni fjalën kyçe....

“Pa ndihmën tonë Ukrainë s’do mbijetonte dot” – Kryeministri polak


Ushtarët e NATO-s janë tashmë në Ukrainë duke ndihmuar Kievin, por blloku i udhëhequr nga SHBA-ja nuk dëshiron të përfshihet drejtpërdrejt në konfliktin me Rusinë, ka thënë kryeministri polak Donald Tusk.

Tusk i bëri komentet të mërkurën, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një vajzë dhjetëvjeçare, e cila ishte në mesin e gazetarëve të akredituar në parlamentin polak dhe pyeti pse OKB-ja apo NATO nuk kishin ndërhyrë ende në Ukrainë.

“NATO sot po ndihmon me aq sa mundet. Pa ndihmën e NATO-s, Ukraina nuk do ishte në gjendje të mbrohej për kaq gjatë”, u përgjigj Tusk, sipas një përkthimi të fjalëve të tij.

“Epo, dhe ka disa trupa atje, dua të them ushtarë. Aty janë disa ushtarë. Vëzhguesit, inxhinierët. Ata po i ndihmojnë ata”, shtoi ai.

Më herët gjatë ditës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, argumentoi se blloku nuk do të dërgonte forca në Ukrainë, pasi Kievi nuk e kishte kërkuar një gjë të tillë.

“NATO nuk ka ndërmend të dërgojë forca në Ukrainë. Kur vizitova Ukrainën javën e kaluar, ukrainasit nuk kërkuan trupa të NATO-s në Ukrainë, ajo që ata kërkuan është më shumë mbështetje”, u tha Stoltenberg gazetarëve gjatë një udhëtimi në Itali.