Vendosni fjalën kyçe....

Statusi i prokurorëve të SPAK, Ministri Manja: Pas mbarimit të mandatit t’u garantohet një pozicion i ngjashëm


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja foli mbi kërkesën e kreut të SPAK për qartësim të statusit të prokurorëve pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar. I pyetur nëse do të ketë rikandidim të tyre, Manja sqaroi se “sot Kushtetuta ka këtë parashikim, 9 vjet pa të drejtë rizgjedhje”. Por ai theksoi se pas përfundimit të mandatit 9 vjeçar duhet t’u garantohet një pozicion i ngjashëm.

“Prokurorët e SPAK kanë mandat 9 vjeçar pa të drejtë zgjedhje. A ka të drejtë të qartësohet se ku do shkojnë pas mbarimit të 9 vjetëve? Nëse doni mendimin tim, në fund të fundit nuk ka asnjë arsye pse një trupë prokurorësh që kanë një përvojë 9 vjecare në luftën ndaj korrupsionit, të mos konkurrojnë në këshillin e lartë të prokurorisë për të qenë pjesë e kësaj strukture njësoj si klandidatët e tjerë? Padyshim që po. A duhet që në përfundim të mandatit 9 vjecar të kenë garanci për një pozicion ekuivalent me atë që kanë sot? Padyshin që po. Unë mendoj që prokurorët e SPAK nuk ka arsye pse të mos kenë të drejtë të rizgjidhen dhe e dyta ata nuk duhet të humbin nga garancitë juridike që i kanë fituar. Ata janë sot prokurorë apeli dhe duhet të shkojnë në apel ose prokurori të përgjithshme. Ndërsa GJKKO apo SPAK janë organe kushtetues epermanente të shtetit”, tha Manja në Komisionin e Ligjeve.