Vendosni fjalën kyçe....

Wisner: Do ketë më shumë vetting, SHBA mbështet fuqimisht reformën në drejtësi


I ngarkuari me Punë i ambadadës amerikane në Tiranë, David Wisner, deklaroi sot se reforma në drejtësi nuk ka kthim.

Në veprimtarinë e organizuar në Ditën e Drejtësisë, ai tha se SHBA-ja ka pritshmëri të mëdha se institucionet e ngritura në vitin 2016 do jenë afatgjata dhe efikase.

Ai nënvizoi se Uashingtoni do mbështesë përpjekjet për reforma në përouthje më Kushtetutën e pavarësinë e gjyqësorit.

“Reforma në drejtësi nuk është e lehtë apo perfektë por shqiptarët duhet të jenë krenar për punën e bërë. Janë marrë veprime kundër krimit të organizuar. Sfidat me të cilat përballemi janë të mëdha. Ka pengesa, do ketë më shumë vetting, standarde më të lartë në institucione duke qenë se ka presion politik dhe pritshmëritë janë të mëdha. Është me shumë rëndësi puna juaj. Takimi juaj sot tregon se institucionet nuk mund të punojnë vetëm. SHBA krenar që punon me Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Presim që institucionet e krijuara në 2016 të jenë afatgjata dhe kjo nuk vihet në diskutim. Duhet bërë më shumë nga institucionet. SHBA do mbështesë përpjekje për reforma në përputhje me Kushtetutën dhe pavarësinë e gjyqësorit”, tha ai.