Vendosni fjalën kyçe....

Begaj: Fokusi im, të zbatoj Kushtetutën dhe të ndihmoj në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE


Presidenti Bajram Begaj, në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 ka folur në lidhje me postin që mban prej pothuajse dy vitesh.

Begaj është shprehur se fokusi i tij është zbatimi i Kushtetutës dhe ndihma për Shqipërinë në integrimin në Bashkimin Europian.

Janë rreth dy vite që jeni Kreu i Shtetit, si e cilësoni punën tuaj?

Bajram Begaj: Mendoj se vlerësimin e punës së presidentit duhet ta bëjnë qytetarët, media. Unë si president do të vazhdoj të zbatoj kushtetutën me përgjegjshmëri të plotë duke mbrojtur atë që është shkruar në kushtetutë në gërmë dhe në frymë.

Fokusi im do të jetë ajo që kam bërë deri tani, të zbatoj kushtetutën, të fokusohem dhe të ndihmoj në atë që është ëndrra për çdo shqiptare, integrimi në BE. Do mbështes çdo reformë që lidhet me këtë proces, do mbështes reformën në drejtësi, sundimin e ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, do mbështes moshën e tretë, edukimin, të rinjtë, kjo është fryma që do përçoj në mandatin tim.