Një kongresmen republikan ka paraqitur një përpjekje fajësimi kundër presidentit amerikan Joe Biden për ndalimin e dërgesave të armëve në Izrael, duke vënë në dukje përdorimin e të njëjtës shprehje që kishin përdorur demokratët për të fajësuar ish-presidentin Donald Trump.
Në fillim të kësaj jave, Biden i tha CNN se “ne nuk do e furnizojmë Izraelin me armë dhe predha artilerie nëse ai vijon me planet për të sulmuar qytetin Rafah në Gazën jugore”. Republikanët vunë në dukje shpejt se demokratët e kishin akuzuar Trump për “shpërdorim të pushtetit” për gjoja ndalimin e ndihmës ushtarake të miratuar nga Kongresi në 2019.
“Joe Biden po i bën presion Izraelit, aleatit tonë më të madh në Lindjen e Mesme, duke ndërprerë fondet që tashmë janë miratuar në Kongres, nëse nuk ndalon të gjitha operacionet ndaj Hamasit”, tha kongresmeni i Floridas Cory Mills.
Të premten, Mills nisizyrtarisht procedurën efajësimit të Biden në Kongres.
“Në shkelje të betimit të tij për të ekzekutuar me besnikëri detyrën e presidentit dhe për të respektuar Kushtetutën, Presidenti Biden shpërdoroi kompetencat e detyrës së tij duke kërkuar një “quid pro quo” me Izraelin, duke përdorur ndihmën jetike ushtarake në këmbim të ndryshimit të politikave të Izraelit”.
Ai postoi gjithashtu një foto në X, duke treguar saktësisht të njëjtën gjuhë të përdorur nga kongresmeni Jerry Nadler, një demokrat nga Nju Jorku, për të fajësuar Trump-in pesë vjet më parë.
Demokratët, të cilët kontrollonin Kongresin në atë kohë, e fajësuan Trump-in pasi e akuzuan atë për shpërdorim të pushtetit.
Ata pretenduan se Trump kishte kërcënuar se do vononte një dërgesë armësh në Ukrainë, nëse Kievi nuk hetonte shkarkimin e një prokurori që po hetonte një kompani që kishte punësuar djalin e Biden, Hunter Biden. Biden madje u mburr publikisht për shkarkimin e prokurorit, por ndërsa ai ishte në garë për nominimin presidencial të demokratëve në vitin 2020, republikanët thanë se kjo përbënte “ndërhyrje në zgjedhje”.
Republikanët tani mbajnë një shumicë të vogël në Kongres, që ka qenë kryesisht joefektiv në kundërshtimin e prioriteteve të demokratëve. Edhe nëse Mills arrin të detyrojë Kongresin të fajësojë Biden-in, ka shumë të ngjarë që ai të lirohet nga akuzat nga Senati i kontrolluar nga demokratët.