Vendosni fjalën kyçe....

Bologna fiton 0-2 në Napoli, i merr vendin e tretë Juventusit


Në “Maradona” Napoli humbi 0-2 me Bolognan. Nëse vendasit treguan se janë “pa busull” këtë sezon dhe rrezikojnë pjesëmarrjen në Evropë, nga ana tjetër djemtë e Thiago Mottas marrin vendin e tretë duke lënë pas Juventusin.

Ndoye dhe Posch shënuan për Bolognan, me Mottan që mori një lajm të keq, pasi në minutën e 73 ylli i miqve, Zirkzee la fushën mes lotësh i dëmtuar.

Për t’u evidentuar edhe penalltia e humbur e Politanos për Napolin në të 21 minutë. Me 67 pikë Bologna merr vendin e tretë, një më shumë se Juve që nesër luan kundër Salernitanës.

Napoli me 51 pikë ndodhet në pozitën e tetë, vend që të çon në Conference League.