Dy oficerë policie u plagosën pasi një maniak me sharrë me zinxhir hyri në një makinë policie dhe më pas filloi t’i ndiqte nëpër rrugë. 30-vjeçari i paidentifikuar përplasi makinën e tij në një makinë policie të palëvizshme në Paisley, Skoci, duke e shtyrë atë nga rruga drejt një muri.
Ndërsa oficerët u përpoqën të kuptonin se çfarë kishte ndodhur, burri doli dhe filloi të ndiqte oficerët e tronditur dhe të mavijosur, në mes të ditës, i armatosur me një sharrë elektrike.
Dëshmitarët okularë filmuan përvojën e çuditshme dhe disi të tmerrshme, ndjekjen dhe arrestimin nëë fund të burrit nga dhjetëra oficerë dhe një kalimtar që ia morën sharrën nga duart duke rrezikuar jo pak. Policia e Skocisë nuk po e trajton sulmin si të lidhur me terrorin.
Burri do dalë para gjykatës, kësaj here pa sharrën elektrike. Oficerët e lënduar u mjekuan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.