Vendosni fjalën kyçe....

Fitorja e të djathtës në Maqedoninë e Veriut, Berisha: Betejë për votën e lirë


Ish-kryeministri, Sali Berisha në fjalën e tij drejtuar simpatizantëve të mbledhur poshtë banesës ku ai ndodhet në “arrest shtëpie” për muaj me radhë tanimë, ka komentuar edhe zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut, ku fitojë e djathta.

Berisha është shprehur se qeveria teknika, të cilën qendra e djathtë në Maqedoni e arriti me protesta dhe guxim është një garanci për zgjedhje të lira.

Ai shtoi po ashtu se përpos qeverisë teknike edhe vota e diasporës është një kusht vendimtar për zgjedhje të lira.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, të rinjtë, të rejat janë më të ndjeshëm se të gjithë të tjerët ndaj padrejtësive.

Por në një vend ku nuk ka drejtësi, nuk të vret asgjë më shumë shpresën se padrejtësia.

Në një vend ku Dumanët, Gjokat dhe soji e sorollopi i tyre janë shndërruar në mburojë të krimeve monstruoze, vjedhjeve të shekullit të Edi Ramës dhe qeveritarëve.

Në një vend ku pasuritë publike grabiten, plaçkiten nga ministrat dhe trafikantët e drogës, zemërimi dhe revolta janë rruga e vetme e fitores.

Rruga e vetme për të kthyer shpresën.

Rruga e vetme për të kthyer të ardhmen.

Ndaj dhe beteja për çlirimin e Bashkisë është betejë për qeveri teknike.

Të dashur miq, një javë më parë u zhvilluan zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Forcat konservatore fituan bindshëm, qendra e djathtë.

Sepse ata arritën me protestën e tyre, arritën me guximin e tyre, me zemërimin e tyre të krijojnë qeveri teknike.

Dhe nga ajo kohë, Maqedonia zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndaj dhe beteja për çlirimin e Bashkisë është betejë për krijimin e qeverisë teknike.

Betejë për votën e lirë!

Qeveria teknike dhe vota e diasporës janë kushtet vendimtare për zgjedhje të lira.