Vendosni fjalën kyçe....

I kapet pistoleta pa leje në banesë, pranga 18-vjeçarit


Një 18-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi i është kapur një sasi kokaine dhe një pistoletë pa leje.

Pas kontrollit në banesë, të riut me iniciale S.L. i është gjetur një dozë kokaine dhe një pistoletë pa leje.

Njoftimi

“Tiranë/ Posedonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga një 18-vjeçar.

Komisariati i Policisë Nr. 6, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri pa leje, në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 18 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dozë kokaine dhe një armë zjarri pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.”