Pamjet nga kamerat e sigurisë në një bankë në Sao Paulo, Brazil tregon çastin tronditës kur një adoleshent nxjerr armën e një roje sigurie nga këllëfi i tij përpara se ta qëllojë atë në qafë.
Djali, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, shihet duke dalë nga banka me nënën e tij, kur merr armën dhe ia drejton rojes, në dukje i paprovokuar. Roja rrëzohet përtokë teksa adoleshenti vendos me qetësi armën në tokë, përpara se të fshihet pas nënës së tij kur përballet me dy roje të tjera të armatosura.
Kur u mor në pyetje nga policia, djali thuhet se nuk ishte në gjendje të shpjegonte pse kreu sulmin e çuditshëm. Sipas policisë së Sao Paulos, nëna e djalit “tha se besonte se ai kishte një problem psikik”.
Ndërkohë, roja është në gjendje të qëndrueshme dhe po merr mbështetje dhe kujdes mjekësor nga punëdhënësi.