Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje në zgjedhjet për kreun e PD-së në Elbasan, dorëhiqen kreu e sekretari i degës


Një ditë para zgjedhjeve të reja për kryetar që mbahen mesditën e kësaj të shtune në “Teatrin Skampa”, Partia Demokratike zyrtare është përballur me një dorqëheqje në grup, pasi kryesia dhe figura të rëndësishme si kryetari, Eugen Isaji dhe sekretari, Zamir Muzhaqi kanë dhënë dorëheqjen, shkruan BW.

Akti në fjalë vjen në shenjë proteste kundër vendimit për të futur në listën e kandidatëve për kryetar, biznesmenin Naim Meta, figura e të cilit sipas shumicës së demokratëve është i panjohur përsa i përket kontributit në parti, krahasuar me figurat e dorëhequra.

Sipas informacioneve brenda Partisë Demokratike në Elbasan ky kandidat po mbështetet fuqishëm nga deputetja Flutura Açka. Ndërkohë, PD zyrtare pohon për BalkanWeb se Meta ka qenë ish-kryetar grupseksioni dhe pjesë e strukturave të demokratëve prej vitesh.