Vendosni fjalën kyçe....

Raporti i DEA-s: “El Mayo” Zambada i sëmurë rëndë, pritet luftë mes fraksioneve në Sinaloa


DEA pohon se ‘Mayo’ Zambada ‘nuk është në shëndet të mirë’.

DEA tha në raportin e saj të vitit 2024 se Ismael El Mayo Zambada, një nga drejtuesit e kartelit Sinaloa, është në gjendje të keqe shëndetësore.

Sipas agjencisë amerikane, El Mayo “nuk është në gjendje të mirë shëndetësore”, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me aftësinë e tij për të drejtuar fraksiobin e kartelit. Kjo shton një skenar të mundshëm të luftës brenda kartelit, të cilin DEA e përshkruan si një model “çadër” të përbërë nga katër organizata kriminale të dallueshme nga njëra-tjetra, por bashkëpunuese.

Përveç fraksionit të udhëhequr nga El Mayo, Chapitos, El Guano dhe Rafael Caro Quintero po konkurrojnë të gjithë të udhëheqin kartelin.

Kjo strukturë e veçantë, sipas DEA-s, u jep shefave mundësinë për të ndarë burimet; megjithatë vëren se ata nuk ndajnë fitimet dhe se nuk duhet t’i përgjigjen një zinxhiri kryesor komandues.

Tensionet brenda kartelit janë përkeqësuar vitet e fundit, sipas raporteve të inteligjencës si nga DEA ashtu edhe nga burime ushtarake meksikane. Los Chapitos janë shfaqur si një forcë e dalluar, duke sfiduar udhëheqjen e Mayo-s dhe duke kërkuar të forcojnë ndikimin e tyre brenda kartelit.