Vendosni fjalën kyçe....

Shoferi humb befas kontrollin e autobusit e bie në lumë, 7 viktima (Video)


Një autobus ra në një lumë në qytetin rus Shën Petersburgut, duke vrarë të paktën shtatë persona, thanë autoritetet. Sipas Ministrisë së Emergjencave, nëntë persona janë nxjerrë nga autobusi i mbytur, pas një operacioni shpëtimi.

Policia tha se në Էastin e aksidentit në autobus ndodheshin “rreth 20 persona”. Sipas dëshmitarëve, disa udhëtarë kanë mundur të dalin nga mjeti me forcat e tyre.

Përplasja është kapur nga kamerat CCTV. Pamjet tregojnë se shoferi me sa duket humbi kontrollin e mjetit ndërsa po merrte kthesën. Autobusi shihet duke përplasur disa makina përpara se të kapërcejë një parmak dhe të bjerë në lumin Moyka. Më pas ai zhytet pothuajse plotësisht në ujë.

Komiteti i Transportit i Shën Petersburgut ka konfirmuar aksidentin, duke thënë se shoferi humbi kontrollin, gjë që çoi në rënien e automjetit në ujë nga “Ura e Puthjeve”.

Sipas organeve të rendit, drejtuesi i mjetit po mbahet në komisariat. Ndaj tij janë ngritur akuza penale.

Gazeta.ru ka raportuar se sipas të dhënave paraprake, shoferi mund të kishte humbur kontrollin e automjetit për shkak të problemeve të papritura shëndetësore.