Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një 24-vjeçar


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të shtune (11 maj) në Shkodër.

I dëmtuar ka mbetur shtetasi Jaser Osmani pas një konflikti të çastit duke u plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Salo Halili”, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.