Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e vjedhjes së sendeve të dy turistëve italianë ditën e djeshme.
Mësohet se 35-vjeçari Ervis Myrtaj është arrestuar nga autoritetet pasi këto të fundit u vendosën në ndjekje të tij.
Raportohet se Myrtaj ka pikasur se po ndiqej nga autoritetet me makinë, ndaj dhe ka tentuar të largohet me vrap, por pas ndjekjes nga forcat e policisë është arrestuar.
Gjithashtu mësohet se 35-vjeçari ishte liruar nga burgu vetëm 10 ditë më parë pasi përfitoi nga amnistia penale
Ai dyshohet se është përgjegjës për vjedhjen e sendeve personale të një çifti pushuesish italianë si edhe një vlere prej 2500 eurosh që ndodheshin në makinën e tyre të parkuar në Lungomare.