Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tropojë, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas Policisë, në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. S., 20 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin me shpejtësi ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri E. Gj., 20 vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi A. S., është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.