Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: E vetmja gjë që Rama u ofroi emigrantëve në Athinë ishte një koncert


Deputeti demokrat Gazment Bardhi, gjatë një takimi me strukturat në Kukës, ka ironizuar takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Athinë.

Sipas Bardhit, e vetmja gjë që u ofroi emigrantëve ishte një koncert.

Bardhi ka theksuar se, pasi qeveria e kryeministrit Rama i ka detyruar shqiptarët të emigrojnë për shkak të mungesës së mundësive në vend, ai shkon dhe tallet me ta, duke përdorur moton “krenar për Ju”.

Kjo ironi thekson mospërputhjen mes veprimeve të qeverisë dhe retorikës së saj në lidhje me diasporën.

“Rama shpopulloi vendin dhe  shkon në Greqi me moton “Krenar për ju”. Ai nuk i ka bërë krenarë shqiptarët, por i detyroi të largohen.  Edhe sot, atje në Athine nuk po u oforn asgjë veç një koncerti. Si mundet një qeveri t’i bëjë krenarë qytetarët e saj? Jo duke bërë  koncerete, por duke u ofruar një ekonomi me të mirë, pensione më të mira, shkollim më të mirë, rroga më të mira, siptale më të  mira. Këtë nuk e ka bërë Edi Rama, prandaj vendi është shpopulluar”,-tha Bardhi

“Është koha që të kalojmë  Në veprime. Të bëhemi bashkë që, këtë vit, të  bëjmë  realitet atë që  Kukësi  e nisi në vitin 2021: largimin e Edi Ramës”-deklaroi Bardhi.