Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Brazil është rritur në 137.
Pas reshjeve të dendura të shiut që kanë prekur shtetin jugor Rio Grande do Sul që nga java e kaluar, humbjet e jetëve dhe të pronave po rritet vazhdimisht. Mbrojtja Civile e vendit njoftoi se numri i personave ende të zhdukur është 125.
Numri i të plagosurve po ashtu është rritur në 765, ndërsa nga përmbytjet janë prekur më shumë se 2 milionë njerëz.
Mbrojtja Civile po ashtu njoftoi se më shumë se 600 mijë njerëz janë zhvendosur.
Po ashtu raportohet se spitalet kanë arritur kapacitetin e plotë, duke kërkuar mbështetje shtesë për kujdesin ndaj pacientëve.
Më shumë se 28 mijë njerëz janë të përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e AA