Juventusi ka regjistruar barazimin e pestë rresht në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri ndau pikët sonte me Salernitanan, në kuadër të javës së 36-të në elitën e futbollit italian.
Ndeshja e luajtur në “Allianz Stadium” përfundoi me rezultatin 1:1.
Salernitana kaloi e para në epërsi me golin e Nicoli Pierozzit (27’), por nuk ia doli ta mbante deri në fund.
“Zonja e Vjetër” mori së paku një pikë nga kjo përballje falë një goli të shënuar në fund nga Adrien Rabiot (90+2’).
Juventusi është i katërti në tabelë me 67 pikë.
Ndërsa, Salernitana, e cila është e përshëndetur nga Serie A, është e fundit në tabelë me 16 pikë të grumbulluara.