Vendosni fjalën kyçe....

Napoli rikthen Conten në krye të listës së dëshirave


Ka raportime se Antonio Conte është rikthyer në krye të listës së trajnerëve të rinj potencialë të Napolit, përpara Stefano Piolit, Vincenzo Italiano dhe Gian Piero Gasperinit.

“Partenopei” janë në krizë dhe humbja e djeshme 2:0 në shtëpi ndaj Bolognas do të thotë se edhe kualifikimi në Ligën e Konferencës do të jetë një “luftë” për ta.

Skuadra duhet të rindërtohet dhe kjo po ndikon në vendimet e marra nga presidenti Aurelio De Laurentiis.

Fillimisht ai ishte përpjekur të “joshte” Conten në janar, por pa sukses, dhe muajt e fundit pati spekulime se ish-trajneri i Interit, Juventusit dhe Tottenham Hotspur kishte rënë në listën e Napolit për shkak të kërkesave të tij për pagë.

Tani eksperti i transferimeve të “Sportitalia”, Alfredo Pedulla, këmbëngul se situata po ndryshon, sepse 54-vjeçari po ngjitet sërish në rangun për shkak të aftësisë së tij për të futur në formë një skuadër, që është edhe e dobët mendërisht.

Gasperini do të ishte ideali për De Laurentiis, por duket se nuk ka gjasa të largohet nga Atalanta pasi ata arritën në finale të Ligës së Evropës dhe Kupës së Italisë.

Pioli dhe Italiano mbeten alternativa, pasi pritet të largohen nga Milani dhe Fiorentina këtë verë.

Megjithatë, sipas Pedullas, pretendon se Conte është i hapur për t’u bashkuar me Napolin, kështu që në fund varet nëse De Laurentiis dëshiron të shpenzojë kaq shumë para – 7 milionë euro në sezon –  plus bonuse, si dhe koston e pashmangshme të rindërtimit të skuadrës.