Vendosni fjalën kyçe....

Rama mesazh Mitsotakis me fjalët e Naim Frashërit: Dëshiroj t’i lë një pusullë mikut tim, le të mos bëhemi armiq e të zihemi


Në mbyllje të fjalimit të tij në Athinë, kryeministri Rama tha se dëshiron që t’i lë një mesazh kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis duke qenë se nuk e takoi. Teksa përmendi një nga poezitë e Naim Frashërit ‘Dëshira e Vërtetë e Shqiptarëve’, Rama tha se është koha e miqësisë.

“Në emrin tuaj dua ti lë një pusullë mikut tim të zgjedhur nga populli i këtij vendi, Mitsotakis. I dashur Kyriakos në vitin 1886 poeti ynë Naim Farshëri shkruaji në greqisht vjershën e tij, dëshira e vërtetë e shqiptarëve, duam me të gjithë fqinj sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, me rend dhe paqe, le të mos bëhemi armiq e të mos zihemi mjaftojnë tiranitë që kemi kaluar, është koha e miqësisë dhe lirisë, shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë, rroftë Shqipëria, rroftë europa demokratike. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe vëllezërit e tyre grekë dhe haptë një faqe të re vëllazërie, rendi europaian dhe paqeje me prosperitet mes Greqisë dhe Shqipërisë”, tha Rama.