Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Në këto 30 vite mund të kishim më tepër sukses të përbashkët si fqinj dhe aleatë 


Kryeministri Rama nga Greqia tha se dy vendet në 30 vite mund të kishin korrur më shumë suksese, dhe të ishin bërë shembull reflektues për vendet e tjera në Ballkan. Rama tha se kanë 30 vjet që duket sikur mezi presim të djegim jorganin për një plesht.

“Kemi 30 vjet ku duket sikur mezi presim të djegim jorganin për një plesht. Mund të kishim mbjellë, korrur në këto 30 vite shumë më tepër fryte sukses të përbashkët, si fqinj, miq, si aleatë, duke përdorur mundësitë, pasuritë energjitë tona, për të rritur mirëqenien e dy popujve tanë, në vend se të hymë nga një cikël stinor në një tjetër, nga ngërçi në ngërç, ku pas vjeshtës vjen dimri dhe pasi vjen pranvera që zgjat shumë pak, nuk vjen vera asnjëherë”, tha Rama.