Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe kritikëve për vizitën e tij në Athinë. Para mbështetësve të shumtë dhe brohoritjeve, Rama tha se kishte shkuar në Greqi për të takuar të zotët e barabartë të kësaj shtëpie
“Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën dhe ndonjë tha se unë nuk duhet të vija te ju për vizitë, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjarë ata do ta kuptojnë se unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Kam ardhur të flas me qytetarët e barazvlefshëm të Greqisë demokratike, ku shqiptarët nuk kanë ardhur të rreckosur nga malet, por janë përfaqësuesit krenar që është Shqipëria jonë”, u shpreh Rama.