Tiranë, policia bën bilancin, arrestohen 10 shoferë të alkoolizuar, mbi 11 mijë gjoba
Policia Rrugorë ka pasqyruar arrestimet, gjobat, pezullimet dhe bllokimet e automjeteve e të shoferëve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor në periudhën 05.05.2024 – 11.05.2024.
Blutë bëjnë me dije se javën që lamë pas janë arrestuar dhe vënë nën hetim 18 shoferë, janë gjobitur 11.321 të tjerë, si dhe janë bllokuar 8 automjete.
NJOFTIMI I POLICISË
18 Arrestime dhe procedime penale:
10 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
4 persona për pa leje drejtimi.
3 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
1 persona u procedua për korupsion aktiv.
Masat administrative:
11.321 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,617në ditë.
43 masa për xhama të zinj.
548 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
437 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
582 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
13 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
605 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
7481 masa për qëndrim të gabuar.
Pezullime dhe bllokime:
8 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
87 raste për tejkalim shpejtësie.
35 raste të ndryshme
8 automjete u bllokuan, përfshirë 1 me targa të huaja.