Vendosni fjalën kyçe....

Banda sulmon argjendarinë në mes të ditës, kapet brenda 17 sekondash (Video)


Një bandë hajdutësh tentuan një grabitje të guximshme në një dyqan bizhuterish në qendër të Hong Kongut, por u kapën brenda 17 sekondash. Banda sulmoi një dyqan bizhuterish në zonën turistike të frekuentuar Tsim Sha Tsui.

Ata dolën nga makina të veshur tërësisht në të zeza e të maskuar në fytyrë e kokë dhe nëmes  tëditës mes qindra kalimtarëve u futën brenda dyqanit të bizhuterive.

Pesë burrat ishin të armatosur me pajisje tradicionale për vjedhjen e bizhuterive: tre vare, dy hanxharë dhe një çantë pazari.

Ata filluan menjëherë operacionin delikat të dëmtimit të lehtë të disa vitrinave me vare, ndërsa djemtë me hanxhar qëndronin roje. 17 sekonda më vonë, komploti i tyre i guximshëm u prish pasi disa policë të armatosur hynë në dyqan me armë në duar.

Sipas njoftimit të policisë, tre prej të arrestuarve u gjetën me dokumente që tregojnë se ishin azilkërkues dhe dy të tjerët dyshohet se ishin emigrantë të paligjshëm.