Vendosni fjalën kyçe....

Djali i Belerit: Rama donte të provokonte me datën që zgjodhi për takimin në Athinë


Petros Beleris, djali i Fredis Beleris ka reaguar për takimin e kryeministrit Rama dje në Athinë me emigrantët shqiptarë.

 “Zgjedhja e datës specifike besoj qartë se ishte një sfidë, ai donte të provokonte dhe të përgjigjej për kandidaturën e Beleris”, tha ai.

Mes të tjerash Petro Beleri shtoi se Rama pati një gol të dyfishtë me grumbullimin që bëri në Athinë, përcjellin mediat greke.

“Zgjedhja e datës konkrete besoj qartë se ishte një sfidë, ai donte të provokonte dhe të përgjigjej për kandidaturën e Belerit”, theksoi ai.

“Nuk mund të konsiderohet rastësi që pikërisht në të njëjtën ditë të vitit të kaluar, ky program u bë ndaj një kryetari të atëhershëm kandidat, pastaj kryetarit të zgjedhur dhe që nga ajo kohë një komuniteti të tërë himariotësh që as sot nuk e ka parë demokracinë në efekt në vendin e tij. Nga ana tjetër ai donte të terrorizonte minoritetin etnik grek që jetonte në Shqipëri. Besoj se ai dëshiron të mbledhë rrethin e tij të ngushtë dhe të dërgojë një mesazh terrori për pjesën tjetër të grekëve që kanë mbetur pas”, tha Beleri.

 “Nëse kemi sukses dhe babai zgjidhet (Fredi Beleri), ai do të ketë një eurodeputet të zgjedhur që i përket Partisë Popullore Evropiane, që i përket ND, në Greqi, ai është anëtar i pakicës etnike greke dhe do të nxjerrë në pah këto probleme që ekzistojnë në Shqipëri, sado që dikush të përpiqet t’i fshehë”, theksoi ai. “Atë (kryeministrin shqiptar) e shqetëson që Greqia sillet në kushtet e shtetit ligjor, e shqetëson që shteti grek po sillet institucionalisht, në mënyrë demokratike, e shqetëson që humbi zgjedhjet në Himarë”.

“Mjerisht, ne kemi arritur në atë pikë që pyesim veten nëse një person do të dalë nga burgu kur nga ana tjetër kemi një aktakuzë të brishtë, gjoja për korrupsion 320 euro, që askush nuk deportohet në Shqipëri për këtë krim. Askush nuk ka vuajtur një ditë burg për këtë krim, edhe nëse supozojmë se është kryer ky krim, kjo gjë nuk justifikohet… Sidomos tani që ishte një aktakuzë në kornizë me një dëshmitar që pranoi në gjykatë se ishte financuar me 7.5 mijë lekë euro nga policia. Këto janë gjëra të paprecedentë”, nënvizoi Petros Beleri.