Ndonjëherë, thjesht duhet të improvizoni.
Vizitorët në kopshtin zoologjik Taizhou në Kinë u emocionuan kur panë këlyshët e rinj të pandave në kafaz, por u bënë dyshues kur i panë këlyshët nga afër.
Pandat zakonisht nuk lehin ose nuk ngrenë njërën këmbë për t’u urinuar. Doli se këlyshët e shfaqur nuk ishin panda po këlyshë qeni të racës Chow Chow të lyer me bojë.
Nga largësia ata ngjasonin shumë me këlyshët panda por nga afër vizitorët e kapën shpejt mashtrimin.
Në mbrojtje të tyre, kopshti zoologjik thjesht tha se nuk kishin asnjë panda.
Ironikisht, në vend që të largonin vioterë, qentë panda në fakt kanë tërhequr më shumë vizitorë dhe janë bërë një nga atraksionet më të njohura të kopshtit zoologjik.