Vendosni fjalën kyçe....

Masakër në Meksikë, ekzekutohen brenda lokalit 8 persona (VIDEO)


8 persona janë vrarë në Meksikë pas të shtënave në një birrari në Morelos, Meksikë. Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën e shkuar kur disa persona mbërrijnë me dy mjete para se të hapin zjarr ndaj klientëve që ishin në lokal, pa dallim.

Ky është sulmi i tretë i armatosur në komunë në më pak se dy javë. Fqinjë me kryeqytetin, Morelos është bërë një nga shtetet më të dhunshme në Meksikë.

Prokuroria e Morelos raportoi për rastin këtë të dielë, në një deklaratë të shkurtër, duke thënë se është duke hetuar sulmin. Zyra e Prokurorit tregon se disa nga të vdekurit janë nga Huitzilac dhe një tjetër nga qyteti i afërt i Tepoztlán, një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në veri të Morelos.

Sulmi është befasues, duke pasur parasysh dy sulme që tashmë janë regjistruar në të njëjtën zonë ditët e fundit. Më 1 maj, kriminelët vranë tre persona në Tres Marías, pjesë e Huitzilac, një korridor i rëndësishëm turistik, një ndalesë e detyrueshme për shumë udhëtarë që vijnë dhe shkojnë nga Mexico City në Cuernavaca, Chilpancingo dhe Acapulco.

Ditë më vonë, më 10 maj, persona të armatosur qëlluan tre persona të tjerë në Tres Marías, dy të cilët ishin në një makinë, pranë zonës së restorantit dhe një tjetër, i cili rrinte në një nga objektet. Midis dy sulmeve, kriminelët vranë një grua që po udhëtonte me mjetin e saj, gjithashtu pranë Huitzilac.