Vendosni fjalën kyçe....

Mrekullia, gjendet i gjallë pas 5 ditësh nën rrënoja punëtori (Video)


Një i mbijetuar është nxjerrë nga rrënojat, pesë ditë pas shembjes së një ndërtese pesëkatëshe në Afrikën e Jugut, e cila çoi në vdekjen e 20 personave, raportoi Barron’s të dielën.

Ndërtesa në qytetin George ishte në ndërtim e sipër dhe rreth 81 punëtorë ishin në vend në kohën e shembjes. Janë konfirmuar gjithsej 20 viktima, ndërsa 29 persona u shpëtuan të gjallë dhe 32 të tjerë mbeten të zhdukur.

“I mbijetuari ynë është nxjerrë me sukses nga mbeturinat pas më shumë se 116 orësh. Kjo është një mrekulli e madhe”, tha zyrtari Alan Winde në një postim në X të shtunën. Pamjet e shpëtimit dramatik u shpërndanë gjithashtu në mediat sociale.

Sipas kanalit të Afrikës së Jugut News24, personi i shpëtuar u identifikua si Gabriel Gambe, një murator 33-vjeçar. Më shumë se 100 personel emergjence, të ndihmuar nga qentë nuhatës, kanë punuar gjatë natës mes shqetësimeve se pllakat e betonit ishin shembur mbi punëtorët e ndërtimit, duke bërë të nevojshme vendosjen e vinçave të mëdhenj për të pastruar mbeturinat.