Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytje dhe rrëshqitje dherash në Vietnam, tre fëmijë humbin jetën



Tre fëmijë kanë vdekur pas një rrëshqitje dheu në Vietnam, të shkaktuar nga shirat e dendur, njoftuan sot media shtetërore. Balta dhe gurët nga një kodër përfshiu një ndërtesë, pranë Hanoi-t, ku fëmijët po luanin. Shirat e rrëmbyeshëm me vetëtima kanë zgjatur për më shumë se një orë të dielën mbrëma në kryeqytetin e Vietnamit, duke përmbytur rrugët dhe duke shkaktuar probleme në qarkullim.

Shiu shkaktoi një rrëshqitje të papritur dheu në komunitetin Bai Tri, në periferi të Hanoi.
“Fëmijët po luanin brenda ndërtesës kur ndodhi aksidenti,” tha një banor i komunitetit për AFP.

Balta nga kodra shkaktoi shembjen e një muri të objektit, nën të cilin u zunë poshtë fëmijët”, të moshës tre deri në pesë vjeç, sqaroi banorja, e cila kërkoi të mos përmendet emri.

Ekipet e shpëtimit nxorën trupat nga rrënojat rreth orës 23:30 me orën lokale. Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor do të shkaktojnë një rritje të intensitetit të ngjarjeve ekstreme të motit, paralajmërojnë shkencëtarët.