Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan priti të hënën kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në kompleksin presidencial në Ankara.
Erdogan dhe Mitsotakis, i cili ndodhet në Turqi për një vizitë pune, shtrënguan duart dhe u fotografuan përpara flamujve të dy vendeve.
Pas një takimi kokë më kokë, Erdogan dhe Mitsotakis do të kryesojnë një seancë midis delegacioneve dhe gjithashtu do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.
Presidenti turk më vonë do të shtrojë një darkë për nder të kryeministrit grek.