Vendosni fjalën kyçe....

Prokurorja Antoneta Sevdari shkon të marrë detyrën, Prokuroria: Ende nuk është administruar vendimi i KPA


Antoneta Sevdari ka mbërritur ditën e sotme (13 Maj) në Prokurorinë e Tiranës për të rinisur punën, për shkak se KPA e riktheu në detyrë pasi fitoi të drejtën në Strasburg.

Antoneta Sevdari u rikthye në institucionin e drejtësië rreth 5 vite pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit e shkarkoi nga detyra.

Por, sipas raportimeve në media, mësohet se në Prokurorinë e Tiranës ende nuk është administruar vendimi i KPA.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit riktheu në detyrë, Antoneta Sevdarin me një vendim të datës 10 Maj, i cili u mor pasi Gjykata e Strasburgut e konsideroi të drejtë apelimin e prokurores dhe dënoi shtetin shqiptar me 25 mije euro.

Kolegji arriti në konkluzionin së në kushtet kur vendimet e GJEDNJ janë detyruese për Shqipërinë, e vetmja rrugë mbetet konfirmimi në detyre i Sevdarit.

Në vendimin që u lexua nga kryesuesja e seancës, Natasha Mulaj thuhet se

“Kolegji arrin në konkluzionin se në kushtet kur parashikimet e konventës evropiane për të drejtat e njeriut si dhe vendimmarrjen e GJEDNJ lidhur me respektimin e saj referuar parashikimeve kushtetuese janë të detyrueshme për zbatimin nga shteti shqiptar. Sa kohë lidhur me çështjen objekt gjykimi, dhënia e  masës shkarkim nga detyra është çmuar nga GJEDNJ që ka cënuar nenin 8 të konventës, e vetmja alternativë është konfirmimi i saj në detyre”