Vendosni fjalën kyçe....

Putin bën ndryshime në qeveri


Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar emërimin e Andrei Belousov në postin e ministrit të Mbrojtjes, pozicion që deri më tani mbahej nga Serghei Shoigu.

Ky vendim u dha përmes një mesazhi në kanalin Telegram të Këshillit të Federatës të cituar nga Tass. Në qeverinë e mëparshme, Belousov mbante postin e zëvendëskryeministrit të parë.

Kreu i Kremlinit kërkoi të rikonfirmohej Sergei Lavrov si ministër i Jashtëm. Emërimet do t’i dorëzohen Këshillit të Federatës në një mbledhje më 14 maj.