Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Opinion” foli për marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërisë dhe ato personale që ka me homologun e tij në Athinë.
Rama tha se marrëdhënia personale me kryeministrin e Greqisë janë shumë të mira, ndërkohë që në marrëdhënien institucionale ka një ngërç.
“Raportet e mia me kryeministrin Mitsotakis janë shumë të mira. Në aspektin personal marrëdhëniet tona janë shumë të mira. Për sa i përket roleve institucionale, dihet që ka një ngërç dhe dihet cili është ngërçi. Mënyra sesi politika greke e ka lexuar çështje Beleri, mënyra sesi e ka inflamuar në sytë e opinionit publik grek për konsum të brendshëm e bën të vetëdijshme atë që reflektohet në marrëdhënien mes dy qeverive. Por ajo që dua të them është që ne ndërkohë kemi pasur një nënshtresë në këto marrëdhënie, ku gjërat kanë funksionuar dhe kanë ecur normalisht”, tha Rama.