Vendosni fjalën kyçe....

Rama tregon misionin e tij si kryeministër pjesë të projektit Shqipëria 2030


Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin Opinion në TV Klan ka treguar se cili është misioni i tij në krye të qeverisë shqiptare.

Kryeministri premtoi se do të ndryshojë situatën me largimin e të rinjve dhe është pjesë e projektit Shqipëria 2030.

E sipas Ramës, frenimi i largimit të të rinjve do të jetë pjesa kur do të mbyllë misionin e tij.

“Këtë historinë që ikin të rinjtë se janë të pakënaqur, ikin për korrupsion, kjo është një tjetër mit. Një i ri i cili sot është në një periferi të Shqipërisë, ka të gjithë të drejtën e botës të thotë unë nuk dua të pres ndryshimin dhe të pres si babai im, jo do iki.

Këtu fillon gjëja. Sigurisht që Shqipëria nuk e ka sot forcën e brendshme që thotë pse të iki jam mirë këtu. Po ndryshon dhe kjo gjë. Kjo është pjesa më e vështirë dhe është pjesa që do t’i vendosë kapak të gjithë misionit tim dhe Shqipëria e 2030-s do të jetë një vend ku kjo tendencë do të jetë e ekuilibruar”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.