Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna masive në Alabama, tre viktima dhe 18 të plagosur


Të paktën tre persona kanë vdekur 18 të tjerë janë plagosur pas një sherri që çoi në të shtëna në një festë të madhe Stockton të Alabamas.

“Tetëmbëdhjetë persona u qëlluan në konfrontim dhe tre persona kanë vdekur”, kanë bërë të ditur policia.

Policia nuk ka bërë të ditur emrat e personave të vdekur apo gjendjen e të tjerëve që u qëlluan.

Përplasja ndodhi në Baldwin County, dhe policia tha se festimi ishte paqësor derisa shpërtheu një debat që çoi në një person që të qëllonte në turmë, raporton CNN.