Vendosni fjalën kyçe....

Vritet me armë zjarri efektivi i policisë në Fier


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Baltëz të Fierit, pasi ka mbetur i vrarë me armë zjarri një efektiv policie.

28-vjeçari Novruz Cenalia me detyrë punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” dyshohet se është konfliktuar me shtetasin Asllan Mernica i njohur edhe si Azgan Mernica, ku ky i fundit ka qëlluar drejt efektivit duke i marrë atij jetën.

Menjëherë autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet ngjyrë blu.

Mësohet se edhe i ati i viktimës punonte në polici, në sallën operative.

Strukturat e policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit të kësaj ngjarje të rëndë.

 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.