Ministri i Brendshëm Taulant Balla është takuar sot me homologun italian Matteo Piantedosi. Ky i fundit ka shprehur ngushëllimet për vrasjen e policit të ‘Shqiponjave’ Novruz Cenaliaj.
Teksa ndau disa foto nga takimi me homologun italian, Balla tha se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit italian, Guardia di Finanza dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese italiane është në nivelin më të lartë dhe më efikas.
‘Kemi në veprim 14 ekipe të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe ato sintetike, krimin kibernetik, financiar etj. Jemi të angazhuar në operacione të përbashkëta edhe në kuadër të Interpol dhe Europol.’- shkruan ndër të tjera Balla.
Balla bëri me dije se ‘Gjatë sezonit turistik do të mbështetemi me forca policore dhe mjete motorike lundruese të policisë italiane, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe detare të pushuesve.’