Vendosni fjalën kyçe....

Blinken vizitë të beftë në Ukrainë


Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Kiev të martën, duke shënuar vizitën e parë të një zyrtari të administratës Biden në Ukrainë pas kalimit të vonuar prej kohësh të fondeve shtesë amerikane për vendin e shkatërruar nga lufta, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Diplomati i lartë amerikan do takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe do të mbajë një fjalim më vonë të martën për të theksuar mbështetjen e vijueshme të SHBA-së për Ukrainën, duke përfshirë ndihmën ushtarake, ekonomike, energjetike dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Blinken do theksojë gjithashtu sukseset strategjike që ka arritur Ukraina gjatë luftës së saj të vijueshme kundër pushtimit rus, tha zyrtari.

Vizita vjen ndërsa Rusia vazhdon shtytjen e saj të re në Ukrainën verilindore pasi bëri disa përparime të mëdha atje gjatë javës së kaluar, duke shënuar arritjet më të rëndësishme të Moskës që kur forcat e Kievit rimorën Kharoivin në fund të verës 2022.