Vendosni fjalën kyçe....

Imeraj: 21 janari duhet të hetohet, publiku duhet të dijë pse u vranë 4 të pafajshëm


Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, deklaroi në emisionin Frontline Interview në Report Tv se vrasja e 4 protestuesve më 21 janar 2011 duhet të hetohet.

Imeraj theksoi se 21 janari duhet të ishte hetuar nga Prokuroria e Përgjithshme asokohe, ndërsa thekson se edhe vetë publiku duhet të dije se pse u vranë 4 persona të pafajshëm.

“E kam bindje juridike dhe ligjore. 21 janari duhet të hetohej në kohën që ka ndodhur, largimi në kohë zbeh edhe mundësinë e marrjes së provave. Kanë ndodhur procese gjyqësore të pakthyeshme. Legjislacioni aktual nuk rëndon pozitën e një personazhi të dënuar. Për këto arsye është e vështirë të arrihet në konkluzion, 21 janari në kohën kur ka ndodhur, zyrtarët e lartë kanë qenë kompetencë e prokurorisë së përgjithshme e cila duhet të kishte kryer detyrën për ta hetuar. E rëndësishme është të hetohet. Në fund të fundit edhe publiku ka të drejtën e botës për të zbuluar: Pse u vranë 4 persona jetë të pafajshme, vetëm për faktin se kanë dalë për të protestuar. Berisha është thirru në prokurori për rastin e 8 janarit që ka të bëjë me përplasjen te PD- zyrtare dhe jo zyrtare dhe jo 21 janari”- tha Imeraj.