Ish-kreu i ARRSH-së Dashamir Xhika është paraqitur në SPAK.
Hollësitë e vajtjes nuk dihen ende.
Megjithatë një vit më parë ish-ministri Transporteve Damian Gjiknuri kallëzoi në prokurori abuzimet financiare që sipas tij ishin bërë nga ish-drejtuesit e ARRSH-së në rrugën Tiranë-Elbasan.
Asokohe, pas kallëzimit të Gjiknurit, prokurorja e çështjes Elisabeta Imeraj urdhëroi arrestimin e Xhikës dhe dy ish-drejtorëve të menaxhimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Albens Alite dhe Aksel Qurduka.